Ndërron jetë Diogo Jota

Ylli i Liverpoolit, Diogo Jota ka vdekur pas një aksidenti trafiku në provincën e Zamorës, njofton mediumi spanjoll “Marca”.
Aksidenti ndodhi në kilometrin e 65-tw të autostradës A-52, pranë komunës së Palacios de Sanabria.
Lojtari i Liverpoolit vdiq kur automjeti me të cilin udhëtonte me vëllain e tij, André, 26 vjeç, gjithashtu një futbollist profesionist, doli nga rruga, duke shkaktuar zjarr.