Ndërron jetë këmbësori që u godit para një jave në Obiliq

Ka ndërruar jetë këmbësori, i cili një javë më parë është goditur nga një veturë në Obiliq.
Policia ka njoftuar se që nga data 6 mars, dita dhe kur ndodhi aksidenti po trajtohej në QKUK.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme nga Policia, në koordinim me ProkurorinE e Shtetit.