Ndërron jetë në QKUK personi i aksidentuar ditë më parë në Mitrovicë të Jugut

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, personi që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë të Jugut.
Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se përveç viktimës, në aksident trafiku kanë pësuar lëndime trupore edhe dy vajza.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.
“Fsh. Lushtë, Mitrovicë Jugu 06.06.2025 – 05:04. Më 20.06.2025 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke u trajtuar si pasojë e plagëve të pësuara në një aksident trafiku që kishte ndodhur më datë 06.06.2025. Përveç viktimës në aksident kishin pësuar lëndime trupore edhe dy femra kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML”, thuhet në raport.