Ndërron jetë një punëtor në Prizren që ishte lënduar në vendin e punës

Një burrë ka vdekur të shtunën në spitalin e Prizrenit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i njëjti ishte duke u trajtuar si pasojë e lëndimeve që kishte pësuar në vendin e punës më 7 korrik.

“Viktima mashkull shtetas shqiptar i cili ishte duke u trajtuar në spital për shkak të lëndimeve që kishte pësuar me datën e cekur, me 22.11.2025 ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Back to top button