Ndërtimi i interkonektorit të gazit natyror me Greqinë do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm

Ndërtimi i interkonektorit të gazit natyror me Greqinë do të nisë në fillim të vitit të ardhshëm, informon ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi.
Në profilin e tij në Facebook, ai theksoi se projekti “Interkonektori për transmetimin e gazit natyror Greqi – Maqedonia e Veriut, pjesë e Maqedonisë së Veriut”, do të jetë në vlerë prej 28,9 milionë euro.
“Kuvendi sot miratoi Ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut për obligimet nga marrëveshja financiare për projektin “Interkonektori për transmetimin e gazit natyror Greqi – Maqedonia e Veriut, pjesë e Maqedonisë së Veriut”, e cila do të përmbyllet ndërmjet Bankës Investuese Evropiane (BEI) dhe SHA për kryerjen e veprimtarive energjetike “Resurset Nacionale Energjetike Shkup” (NER) në vlerë prej 28.9 milionë euro”, shkroi ai.
Bekteshi shtoi se me ndërtimin e këtij interkonektori do të rritë konkurrencën e vendit në fushën e gazit natyror dhe sigurisht që do të nënkupton çmime më konkurruese të energjisë për qytetarët dhe bizneset./TV21

Back to top button