Ndërtimi i Spitalit të Pediatrisë, vonesa që në fazën e parë

Hoti: Spitali nuk do të ndërtohet së paku edhe dy vjet

Ka kaluar më shumë se një vit që nga vënia e gurthemelit të Spitalit të Pediatrisë, por ende nuk kanë filluar punët për ndërtimin e tij. Në Ministrinë e Shëndetësisë, thonë se pastrimi i terrenit ku do të bëhet ndërtimi ka vonuar pjesën e parë të punës.

Spitali i Pediatrisë që është donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe nuk pritet të përfundojë edhe për dy vitet e ardhshme./21Media

Back to top button