Ndërtoi pishinë në oborr për 12 orë, bëhet virale video e 27 vjeçarit

Caleb Harrison, 27 vjeçari nga Tennessee, vendosi të ndërtojë një pishinë në oborrin e tij në mënyrë që të freskohet sado pak pas temperaturave të larta që mbretëruan kohëve të fundit.
I gjithë procesi u dokumentua nga gruaja e tij, Kayla, 26 vjeç dhe u postuan në TikTok, video të cilat mblodhen 56 milion shikime.
Procesi i mori vetëm 12 orë të kohës së tij.

Në mënyrë që të kursej para, ai thuri një plan që i kushtoi veç 140 dollarë apo 119 euro.
Përmes videove, shihet procesi që nga fillimi e deri në finalizim të “projektit” të Harrison, që i njëjti përdor paleta druri dhe ngjyrë në të gjithë punën e tij.
Shumë përdorues të TikTok, kur panë videot, e cilësuan si ta padobishme këtë punë dhe i thanë atij në komente se kjo nuk do t’i funksionoj.
Por, doli të jetë e kundërta, Caleb e bëri të mundur dhe tashmë ai ka një pishinë në oborrin e tij./21Media

 

Back to top button