Ndeshja e fundit e Liverpoolit për 2025, fëmijët e Diogo Jotas zbresin sot në Anfield

Një homazh prekës është planifikuar në “Anfield”. Sipas ‘The Times’, dy fëmijët e Diogo Jotës, i cili vdiq tragjikisht në një aksident me makinë më 3 korrik, pritet të shfaqen në fushën e Liverpoolit këtë të shtunë.

Të quajtur Dinis dhe Duarte, ata pritet të shoqërojnë maskotat në ditën e ndeshjes midis dy ish-klubeve të babait të tyre, Liverpool e Wolves, që do të zhvillohet në stadiumin e “Reds”. Kjo ndeshje do të jetë e para midis këtyre dy klubeve që nga vdekja e lojtarit portugez në një aksident me makinë në Spanjë teksa po udhëtonte për në Liverpul për rinisjen e stërvitjes parasezonale.

Vëllai i tij, Andre Silva, gjithashtu humbi jetën në aksident. Tragjedia, që ndodhi vetëm disa ditë pas dasmës së lojtarit 28-vjeçar me partneren e tij prej shumë kohësh, shkaktoi një shpërthim të madh emocionesh dhe homazhi në të gjithë komunitetin e futbollit. Si rezultat, Liverpool vendosi ta tërhiqte nga qarkullimi fanellën me numër 20 të Jotas, të cilën ai e kishte veshur që kur iu bashkua “Scousers”, për të ruajtur përgjithmonë trashëgiminë e tij në klub.

Back to top button