Ndeshja Gjeorgji-Estoni përfundon me barazim

(Lajm i përditësuar)


Dy ekipet hendbollistike Gjeorgjia dhe Estonia u treguan mjaft të përgatitura në lojën që zhvilluan në kuadër të Evropianit U20 në Prishtinë.

Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë, 26:26.


Përfundon pjesa e parë, Gjeorgjia një gol para Estonisë

Gjeorgjia dhe Estonia janë duke u përballur në kuadër të kampionatit  “Evropian U20” në Prishtinë.

Në pjesën e parë Gjeorgja është vetëm një hap para Estonisë.

30 minutat e parë të lojës përfunduan me rezultat 13:12.


Fillon ndeshja ndërmjet Gjeorgjisë dhe Estonisë

Ka filluar ndeshja ndërmjet Gjeorgjisë dhe Estonisë në kuadër të kampionatit Evropian për hendbollistët “Evropian U20” në “Pallatin e Rinisë” në Prishtinë.

Loja e parë u zhvillua ndërmjet Turqisë dhe Belgjikës. Turqia triumfoi me rezultat 37:26.

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera. Sllovakia – Britania e Madhe me fillim nga ora 16:45 dhe Kosova – Bullgaria nga ora 19:15.

Ekipet kombëtare janë të ndara në katër grupe me nga tri ekipe. Pas ndeshjeve në grupe, dy të parët e secilit grup avancojnë në çerekfinale. Çerekfinalet janë më 17 korrik, të mërkurën, ndërsa gjysmëfinalet më 19 korrik. Më 21 korrik është finalja./21Media

Back to top button