Ndeshja me Serbinë, Sylvinho: Luajmë për fitore

Trajneri i kombëtares shqiptare Silvinjo në konferencën për mediat një ditë para ndeshjes me Serbinë, vlerësoi kundërshaterin, ndërsa theksoi se edhe Shqipëria ka një skuadër shumë të mirë.

“Serbia është skuadrë e fortë e dimë të gjithë. Kanë Mitroviç, Joviç, Vlahoviç, kanë lojtarë të tjerë të fortë. Është skuadër e fortë, por ne kemi lojtarët tanë Broja, Uzuni, Manaj, Nedim Bajrami. Pres që nesër të shohim një ndeshje të bukur. Sa i përket humbjes, barazimit apo fitore, e kam thënë që të gjithë trajnerët punojnë për fitoren. Edhe Stajkoviç përgatit sfidën për të fituar, edhe ne po ashtu. Por janë 90 minuta për tu luajtuar. Rrugëtimi drejt botërorirt është i shpejtë, do të presim si do të shkojë. Duhet të përgatitemi mirë, dhe të shkojmë për të bërë një ndeshje për 3 pikë”, tha Silvinjo.

Më tej trajneri kuqezi tha se nesër do të bëjë publik formacionin, edhe pse e ka në kokë aktualisht 11-shen që do të hedhë në fushë.

“Ne jemi të përgatirur kemi bërë 5 ditë stërvitje të mira. Nesër do ju bëj me dije formacionin. E kam pak a shumë në mendje 11. Presim se si do të vendosim”, vijoi më tej Silvinjo.

Back to top button