Ndeshjet me Armeninë e Poloninë, “Dardanet” kryejnë stërvitjen e parë

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave ka përfunduar sot seancën e parë stërvitore në kuadër të grumbullimit për dy ndeshjet e muajit shtator.
Në Kampin Nacional në Hajvali, “Dardanet” i janë rikthyer aksionit duke përfunduar stërvitjen e parë para ndeshjeve me Armeninë dhe Poloninë.
Vashat kosovare do të zhvillojnë dy ndeshjet e fundit të Grupit F në kuadër të kualifikimeve drejt Kampionatit Botëror 2023 në muajin shtator.
Fillimisht, Kosova më 1 shtator do të zhvillojë ndeshje si vendase në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Armenisë, kurse më 6 shtator do të luajë si mysafire në Lublin kundër Polonisë.
Këto dy ndeshje nga përzgjedhësja Anneli Andersen janë vlerësuar si të rëndësishme për ta parë formën e ekipit, por edhe si mundësi për ta përmirësuar edhe më shumë nivelin e ekipit.
Stërvitja e radhës e “Dardaneve” është të mërkurën në orën 10:00, po ashtu në Hajvali.

Back to top button