Ndeshjet që do të zhvillohen sot në kuadër të Euro 2020

 
Euro 2020 vijon sot me një agjendë më të ngjeshur pasi do të zhvillohen katër ndeshje interesante të raundit të tretë dhe të fundit në grupet B dhe C.
Nga ora 18:00, në Grupin C do të ballafaqohen Maqedonia Veriore me Holandën dhe Ukraina me Austrinë.
Holanda ka siguruar kualifikimin në fazën e ardhshme, ndërsa Maqedonia Veriore nuk ka gjasa të renditet e fundit në grup pa asnjë pikë. Andaj, Austria dhe Ukraina do ta luajnë sfidën direkte për vendin e dytë pasi të dyja skuadrat kanë nga tri pikë pas dy ndeshjeve të para.
Ndërsa nga ora 21:00, Grupi B sjell ndeshjet tjera shumë interesante: Finlandë-Belgjikë dhe Rusi-Danimarkë.
Ky grup kryesohet nga Belgjika me gjashtë pikë, e ndjekur nga Rusia me tri po aq sa ka edhe Finlanda, ndërsa Danimarka pozicionohet e fundi pa asnjë pikë.

Back to top button