Ndihma erdhi shumë vonë, u thotë Zelensky politikanëve gjermanë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përfunduar fjalimin e tij në Bundestagun gjerman në Berlin.
Ai falënderoi Gjermaninë për ndihmën e saj, por u tha ligjvënësve se mbështetja e tyre “erdhi shumë vonë për të ndaluar luftën”.
“Pse “kurrë më” nuk vlen”, pyeti ai. “Cila është përgjegjësia historike e Gjermanisë ndaj Ukrainës sot?”.
Zelensky gjithashtu kritikoi liderët gjermanë për interesat e biznesit të vendit në Rusi, transmeton rtv21.tv.
“Dhe përsëri kjo është diçka që nuk keni arritur ta shihni. Ju ende po mbroni veten pas një muri që nuk ju bën të mundur të shihni atë që po kalojmë”, tha ai.
Ai përfundoi duke i bërë thirrje Gjermanisë që të trajtojë agresionin rus dhe të vendosë sanksione më të ashpra ndaj Moskës. “Paqja është më e rëndësishme se të ardhurat”, u tha ai deputetëve./21Media

Back to top button