Ndihmësi i Putinit flet për negociatat

Ndihmësi i presidentit rus dhe ish-ministri i kulturës, Vladimir Medinsky i tha kanalit të lajmeve Rossiya 24 se ishte e mundur të gjehej mirëkuptim i ndërsjellë për disa pika të negociatave.
“Çështja kryesore që zgjidhëm sot është çështja e shpëtimit të njerëzve, civilëve që u gjendën në zonën e përleshjet ushtarake”, tha ai, përcjellë rtv21.tv
Ai thotë se dy ministritë e mbrojtjes kanë rënë dakord për një format për mirëmbajtjen e korridoreve humanitare për daljen e popullatës civile dh për ndërprerjen e mundshme të përkohshme të armiqësive në sektorin e korridorit humanitar për periudhën e daljes së popullatës civile.
“Unë mendoj se ky është një progres i rëndësishëm”, shton ai.
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se raundi tjetër i bisedimeve do të zhvillohet në fillim të javës së ardhshme./21Media

Back to top button