Ndodh në Kosovë, vetëm dje u sulmuan tri nëna nga fëmijët e tyre
Vetëm dje në Kosovë janë sulmuar tri gra nga fëmijet e tyre. Siç bëhet e ditur nga Policia e Kosovës dy raste kanë ndodhur në Prishtinë dhe një në Ferizaj.
Në orët e para të datës 28 mars, një femër kosovare dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e saj në Prishtinë.
Po ashtu në Prishtinë dyshohet një mashkull mbrëmë rreth orës 23:00 ka sulmuar fizikisht nënën dhe babanë e tij. Sipas viktimave, i dyshuari është përdorues i substancave narkotike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërsa një rast tjetër ka ndodhur në Ferizaj, ku një 20 vjeçar dje rreth orës 17:00 ka sulmuar nënën e tijj 47 vjeçare./21Media