Ndryshimi me forcë ‘i pafalshëm’, thonë Japonia dhe India
Kryeministri japonez Fumio Kishida i ka thënë kryeministrit indian Narendra Modi se pushtimi rus i Ukrainës kishte tronditur “themelin e rendit ndërkombëtar” dhe kërkon një përgjigje të qartë.
India dhe Japonia janë palë në Dialogun Katërpalësh të Sigurisë (Quad), një kuadër sigurie që përfshin gjithashtu SHBA-në dhe Australinë, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv.
Ndërsa Japonia ka vendosur sanksione ndaj dhjetëra individëve dhe organizatave ruse dhe ka pranuar refugjatë ukrainas, India nuk e ka dënuar pushtimin.
“Ne (Kishida dhe Modi) konfirmuam se çdo ndryshim i njëanshëm i status quo-së me forcë nuk mund të falet në asnjë rajon dhe është e nevojshme të kërkojmë zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve bazuar në të drejtën ndërkombëtare”, u tha Kishida gazetarëve pas takimit me Modin në Nju Delhi./21Media