Ndryshon rregullorja e “Prishtina Parking”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar ndryshim të rregullores së ndërmarrjes publike “Prishtina Parking”.
Kjo u bë e ditur pas takimit që pati Rama me anëtarët e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Planifikim dhe Zhvillim, ka thënë se ka ftuar anëtarët e këtij komisioni të jenë pjesë e grupit punues që është formuar për të plotësuar dhe ndryshuar rregulloren e “Prishtina Parking”.

Në një postim në Facebook Rama ka thënë se është në dijeni për parregullsitë e evidentuara nga qytetarët e Prishtinës.
“Në takim me Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, temë kryesore e diskutimit ishin shërbimet që ofron Ndërmarrja “Prishtina Parking”. Jemi vënë në dijeni për parregullsitë që janë evidentuar nga qytetarët e Prishtinës, të cilët kanë paraqitur ankesa të shumta. Pikërisht për këtë arsye, i ftuam anëtarët e këtij komisioni që të jenë pjesë e grupit punues i cili është formuar për të plotësuar dhe ndryshuar rregulloren e kësaj Ndërmarrjeje, me qëllim të adresimit të pakënaqësive të shprehura. Ne do të jemi gjithmonë në shërbim të qytetarëve!” – ka shkruar Rama në Facebook./21Media
Back to top button