Në 52 shkolla në Shqipëri s’mund të zhvillohet mësimi

Besa Shahini bën bilancin

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë sot bëri një bilanc të objekteve shkollore të dëmtuara në Durrës, Tiranë, Lezhë dhe Elbasan.

Shahini tha se janë në totale 52 objekte shkollore ku nuk mund te kryhet mësim, përfshirë edhe kopshte.

“Në qarkun e Durrësit janë 16 objekte shkollore dhe kopshte që janë të dëmtuara rëndë ose lehtë por që këto të fundit kanë nevojë port riparime dhe nuk mund të hapen. Në qarkun Tiranë 23 shkolla të dëmtuara më rëndë apo pak më lehtë që nuk mund të rihapen menjëherë. Në qarkun Lezhë janë 10 shkolla të dëmtuara, 3 të dëmtuara rëndë dhe 7 më lehtë por nuk mund të rilahen menjëherë. Në qarkun Elbasan kemi edhe 3 shkolla të tjera të cilat kanë të dëmtuara më rëndë apo më lehtë që gjithashtu nuk mund të rihapen menjëherë. Dëmtimet më Tiranë, Lezhë dhe Elbasan nuk janë të nivelit në Durrës por sidoqoftë ka nevojë për kohë për riparim, ka dhjetëra shkolla të tjera me dëmtime të lehta si plasaritje suvaje, nuk paraqesin rrezik për nxënësit”, tha Shahini.

Tërmeti i 26 nëntorit la 51 të vdekur, qindra të plagosur dhe shumë të pastrehë.

Back to top button