Në 6-vjetorin e vdekjes së Fadil Vokrrit, djali i tij publikon foto të veçanta

U bënë gjashtë vite nga vdekja e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
E në këtë ditë, djali i tij, Gramoz Vokrri ka ndarë disa fotografi përkrah babit të tij, vite më parë.
Ai ka shkruar numrin gjashtë, nën kuptimin se sa vite ai është pa babain e tij.
Vokrri u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare.