Thaçi: Ne ofrojmë ekspertizë për zbatimin e marrëveshjes

Thaçi: Ne ofrojmë ekspertizë për zbatimin e marrëveshjes

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës janë takuar sot në Ambasadën Amerikane në Berlin me homologët e tyre serbë, për të biseduar për mundësinë e hapjes së korridorit hekurudhor Prishtinë-Beograd.

Në takimin e ndërmjetësuar nga ambasadori Richard Grenell, i cili është edhe i dërguari special i Presidentit Trump për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, palët kanë zhvilluar diskutime konstruktive.  Kryeshefi ekzekutiv i Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës “Infrakos”, Agron Thaçi, ka thënë për RTV21 se ata mund ta ofrojmë ekspertizën  në mënyrë që ajo të ketë sukses në praktikë. Me z. Thaçi bisedoi kolegu Bahtir Cakolli. (Teksti: Bahtir Cakolli, Kamera: Sahit Troshupa)./21Media