Në Çikago ngritet flamuri i Kosovës për 18 vjetorin e pavarësisë

Në Çikago, për nder të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në mënyrë solemne është ngritë flamuri i Kosovës përkrah flamurit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe atij të qytetit të Çikagos.

Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të Konsullatës së Kosovës, komuniteti shqiptar dhe bashkatdhetarë të shumtë në Çikago.

Drejtuesi i Konsullatës, Drilon Zogaj, dhe Sekretari i Parë, Fatmir Rrahmanaj, falënderuan drejtuesit e Albanian Community of Illinois dhe Shoqata Dardania për përkushtimin e tyre të vazhdueshëm ndaj Kosovës dhe bashkatdhetarëve në Illinois.q

Back to top button