Në CLICK – RTV 21 përplasen Driton Selmanaj dhe Memli Krasniqi

Debat “i nxehtë” në mes Selmanajt dhe Krasniqit

Analisti Driton Selmanaj i është drejtuar Memli Krasniqit në emisionin CLICK në RTV21,  duke thënë se Partia Demokratike e Kosovës e ka standart  të të sjellurit politik tradhëtinë . “Ju s’dini ndryshe, ta demaskojmë situatën skenar i përgaditur në mënyrë perfide, i organizun në mënyrë përfide i realizun me sukses”,  ka thënë ndër të tjerash Selmanaj

Në anën tjetër Krasniqi iu ka drejtuar Selmanajt duke e thënë se ai i ka folur pesë rrena. “Pse po bohesh nervoz bash për LDK-në ti?” ka pyetur Kraniqi.

Përplasjet e tyre kanë vazhduar deri në atë pikë sa Selmanaj i thotë Kransiqit se ka lëndë në gjykatë për kohën kur ka qenë Ministër i Kulturës. /21Media

Back to top button