Në Cyrih mbahet Kuvendi i shtatë zgjedhor i AAK-së

AAK zgjedh kryetarin dhe kryesinë në Cyrih

Sot, në Cyrih të Zvicrës u mbajt Kuvendi i shtatë zgjedhor i AAK-së, ku u zgjodh kryetari dhe kryesia e re.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe deputetët e AAK-së Daut Haradinaj dhe Time Kadriaj.

‘Guximi, shpresa dhe vetëbesimi janë virtytet e fuqishme që diaspora vazhdon të zotërojë’,  ishte mesazhi i deputetëve të AAK-së, për bashkatdhetarët në Cyrih.

Bashkëpunimi ndërmjet diasporës dhe Qeverisë së Kosovës ishte një ndër temat e diskutimit.

Bashkatdhetarët treguan besim të plotë në institucionet e Kosovës dhe falënderuan deputetët për vizitën e tyre në Zvicër, thuhet në njoftimin për media të AAK-së.

Back to top button