Në ditëlindjen e 22-të, Don Xhoni bëhet me vilë luksoze

Reperi Xhonatan Isufi i njohur për publikun si Don Xhoni, feston sot ditëlindjen e 22-të.
Reperi mori urime të shumta nga miq, shokë e familjarë.
Në ditën e tij të veçantë, Don Xhoni i bërë vetes një super dhuratë. A ka treguar se ka blerë një vilë.
“Dhuratë vetes për ditëlindje. Vilë në pandemi”, ka shkruar reperi krahas fotogafisë së shpërndarë në InstaStory.

“Elhamdulilah vetëm Zotit të madh edhe krejt juve për krejt dashurinë e mbështetjen prej ditës së parë. Vazhdojmë 2022 me super-surpriza që janë duke ardhur në këtë vit, ka shkruar reperi në fotografinë e marrëveshjes.

Sa i përket projekteve muzikore, “Crypto” është i fundit nga reperi. Kënga e publikuar më 12 mars deri tani ka arritur mbi 5 milionë klikime në Youtube./21Media

Back to top button