Në ditën Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuara, Gashi: Institucionet të bëjnë më shumë.

Sot është shënuar Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuara, më këtë rast aktorja Yllka Gashi, ka thënë se në ditë si kjo duhet reflektuar.
“Sot, në Ditën Botërore të Personave më Aftësi të Kufizuara
“Në Kosovë ende ka fëmijë që nuk kanë kushte e mundësi për shkollim gjithëpërfshirës. Kjo është e papranueshme dhe duhet të ndryshojë”, ka shkruar Gashi.
Ajo ndau gjithashtu disa takime që ka pasur në të kualuarën me fëmijët me nevoja të veçanta.
“Si Ambasadore Artiste e Save the Children në Kosovë, kam pasur fatin të takoj fëmijë me nevoja të veçanta dhe jam mahnitur me prindët e tyre, posacërisht me nënat të cilat ua kanë dedikuar jetën dhe bëjnë çdo sakrificë të mundshme që fëmijët e tyre ta kenë jetën më të lehtë e kualitative. Është koha që edhe institucionet përkatëse të bëjnë më shumë për përfshirjen e këtyre qytetarëve në shkollim, vendimmarrje, politikë, kulturë, sport dhe çdo fushë tjetër të jetës”, përfundoi Gashi.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 15% e popullsisë së botës – jetojnë me ndonjë formë të kufizimit të aftësive të tyre./21Media

Back to top button