Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, Haxhiu dhe Hyseni vizitojnë një familje strehuese në Zhegër

Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, dhe drejtoreshën për Mirëqenie Sociale, Doruntina Hasani, kanë vizituar familjen strehuese të Aziz dhe Alije Hamdiut në fshatin Zhegër.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media ku thuhet se Haxhiu, tha se strehimi familjar është forma më e mirë e mbrojtjes për fëmijë pa përkujdesje prindërore.

Tutje, Haxhiu, premtoi përkushtim maksimal që familjet strehuese të kenë trajtim të dinjiteteshëm, ashtu siç është përcaktuar me Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare.

“Mjedisi i ngrohtë familjar është vendi ku një fëmijë mund të rritet e të zhvillohet normalisht dhe këtë sot e ka pash tek kjo familje strehuese” , tha Haxhiu.

Duke shtuar se e gëzon fakti që të gjithë ishin mirënjohës për punën dhe angazhimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë si dhe falënderoi organizatat UNICEF, OFAP dhe KOMF për gjithë angazhimin e tyre në mbështetje të familjeve strehuese.

Ndërsa, Hyseni tha se kanë diskutuar për sfidat dhe hapat e ndërmarrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Komuna e Gjilanit.

“Ne kemi mbështetur e vizituar rregullisht para dhe gjatê qeverisjes tonë”, tha Hyseni.

Tutje ai shtoi se vetëm të bashkuar për mbështetje të qëndrueshme. Për familjet që strehojnë fëmijët./21Media

Back to top button