Osmani: Në ditët më të vështira për popullin tonë, shtetet demokratike na erdhën në ndihmë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se 25 vite pas, Kosova është pjesë e aleancave që po mbrojnë vlerat e lirisë.
“Në ditët më të vështira për popullin tonë, shtetet demokratike na erdhën në ndihmë duke dërguar sinjal të qartë se nuk do të lejojnë shtypjen e shfarosjen e një populli që luftonte për lirinë e vet”, ka thênë Osmani në fjalimin përmbyllës në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër.
Në Samitin e Paqes për Ukrainën në Zvicër morën pjesë liderë nga 100 shtete të të gjitha kontinenteve.