Kaloni te përmbajtja kryesore

”Ne do ta vëmë në gjumë Messin. Do ta ndalim 100%”

Ish-futbollisti i Anglisë, Joe Cole, është i bindur se “Tre Luanët” do të kalojnë Argjentinën në gjysmëfinalen e Kupës së Botës dhe do të sigurojnë një vend në finalen e madhe.

Duke folur për përballjen ndaj kampionëve në fuqi, Cole tha se Anglia ka cilësi të mjaftueshme për të ndalur Lionel Messin dhe skuadrën argjentinase.

“Messi përballet me Anglinë për herë të parë? Ne do ta vëmë në gjumë Messin. Do ta ndalim 100%”, u shpreh ai.

Sipas ish-mesfushorit anglez, ritmi dhe shpejtësia e lojtarëve të Anglisë do të jenë një problem i madh për Argjentinën.

“Ne kemi shumë më tepër shpejtësi sesa pikat e forta të Argjentinës. Do t’i mposhtim, e ndjej në eshtra”, shtoi Kol.

Anglia synon të rikthehet në finalen e Kupës së Botës për herë të parë që nga viti 1966, ndërsa Argjentina kërkon të mbrojë titullin e fituar katër vite më parë në Katar.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button