Kaloni te përmbajtja kryesore

“Në Emër të Erjonit – Vushtria sot lufton edhe për ëndrrën e tij”

Në një ditë të rëndësishme për FC Vushtrrinë, kur ëndrra për t’u rikthyer në Superligë është më e gjallë se kurrë, mungesa e një prej figurave më të dashura të klubit ndihet thellë.

Babai i Erjon Morinës, futbollistit të ndjerë që la pas jo vetëm talent, por edhe një ”amanet”, ka shpërndarë një mesazh emocionues, një kujtim, një lutje dhe një shpresë që sot Vushtria do ta nderojë Erjonin me fitore.

“Sot FC Vushtrria, kismet me ndihmën e Zotit dhe me dëshirën e Erjonit, do ngjitet në Superligë. Morina Erjon vendosi të vijë në Vushtri, siç e thotë edhe vetë në deklaratën televizive, “i besova projektit për t’u ngjitur në Superligë”. Sot kam shumë dhimbje që nuk e shoh Erin në fushë, por krenar për karakterin dhe sjelljet që kishte. Shpresoj që Erjoni po na përcjell nga lartë dhe do t’i plotësohet dëshira. RIP ylli i babit, faleminderit Forca dhe qytetit të Vushtrrisë. Duam fitore”, ka shkruar Ilir Morina, babai i Erjonit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button