Në Evropë Facebook-u e Instagrami mund të mbyllen
Në të gjithë Evropën Facebook-u dhe Instagram mund të mbyllen , njoftoi kompania Meta në raportin e saj vjetor.
Gjigandi i mediave sociale, ka njoftuar se kjo mbyllje mund të ndodhë nëse nuk mund të vazhdojë transferimin e të dhënave të përdoruesve në SHBA, transmeton rtv21.tv.
Meta ka theksuar se përpunimi i të dhënave të përdoruesve ndërmjet vendeve është vendimtar për shënjestrimin e biznesit dhe reklamave.
Nëse nuk miratohet një kornizë e re, “ne ndoshta nuk do të jemi në gjendje të ofrojmë produktet dhe shërbimet tona më të rëndësishme, përfshirë Facebook dhe Instagram, në Evropë”, tha Meta.
Meta dikur ishte në gjendje të përdorte një kornizë të transferimit të të dhënave të quajtur Privacy Shield si bazë ligjore për transferimet transatlantike të të dhënave. Megjithatë, në korrik 2020, Gjykata Evropiane e Drejtësisë e anuloi marrëveshjen për shkak të shkeljeve të mbrojtjes së të dhënave. Gjykata konstatoi se kuadri ekzistues nuk mbron në mënyrë adekuate privatësinë e qytetarëve evropianë.
Kompania ka shtuar se kjo “do të ndikojë materialisht dhe negativisht në biznesin tonë, gjendjen financiare dhe rezultatet e operacioneve”./21Media