Ministria e Financave njofton se më 30 korrik 2020 do të mbahet ankandi i nëntë me radhë për vitin 2020. Në këtë ankand, do të bëhet Rihapja e Obligacionit 10 vjeçar të emetuar paraprakisht më 31 korrik 2018. Vlera e emetuar do të jetë 10 milionë euro me frekuencë të pagesës së interesit çdo 6 muaj.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit duhet të kontaktojnë ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.