Në fundjavë fillon kampionati në Ligën e Parë
Në fundjavë luhen ndeshjet e xhiros së parë në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në të dy konkurrencat.
Te hendbollistët, të shtunën rreth orës 13:30 është ndeshja Ulpiana – Istogu. Ndërsa tri ndeshje tjera janë të dielën: Vjosa – Samadrexha rreth orës 18:00, Lepenci – Prizreni rreth orës 15:00, Dukagjini – Drita rreth orës 16:00.
Te hendbollistet dy ndeshje janë të shtunën e dy të dielën. Xhiron e parë e hap takimi Prizreni – Trepça, të shtunën nga ora 11:00. Takimi Drita – KEK-u është të shtunën prej orës 16:30. CLICK – Ulpiana rreth orës 15:00, Vjosa – Deçani rreth orës 16:00 janë ndeshjet e së dielës./21Media