Në gjendje të dehur dyshohet se keqtrajtoi gruan, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin që i njëjti ka keqtrajtuar bashkëshorten e tij në gjendje të dehur.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:30, transmeton KosovaPress.

Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor, teksa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

“Gjakovë 18.08.2025 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në gjendje të dehur ka keqtrajtuar bashkëshorten e tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Back to top button