Në Kaçanik prinë PDK
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur t’i publikojë rezultatet e zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Kaçanikut.
Në garë për të parin e Kaçanikut janë Besim Ilazi i PDK-së i cili prinë me 58.74% të votave dhe Jeton Raka i LVV-së me 41.26% të votave.

Ky është rundi i dytë i zgjedhjeve në nivel vendi, ku nga rundi i parë i zgjedhjeve në balotazh shkuan 21 komuna.
Në Kaçanik deri më tani janë numëruar 58.17% e votave./21Media