Në këmbim të De Gea, Mourinho kërkon dy futbollistë

Ofertë rekorde për De Gea

Trajneri i Manchester United është i vendosur për të mos lejuar largimin e gardianit të portës David De Gea, por duke parë dëshirën e madhe që ka klubi Mbretëror, për të pasur në dispozicion shërbimet e portierit, Special One ndoshta mund të ndryshojë mendim. Sipas medieve ndërkombëtare,  njëkohësisht ai kërkon të përfitojë nga kjo situatë për të forcuar akoma edhe më shumë skuadrën e tij.

Alternativat për ta bërë të mundur transferimin eksitojnë vetëm në rast se  Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, lejon largimin nga radhët e klubit  të  tij dyshen Raphael Varene dhe sulmuesin Alvaro Morata.

Propozimet e teknikut portugez kanë vendosur në pozita të vështira, drejtuesit e klubit merenges, pasi mbrojtësi Varane ka një kontratë deri në 2020 me Realin e Madridit dhe shihet si një garanci më shumë për repartin e prapavijës.

Ndërsa,  situatë më favorizuese shihet për sulmuesin Morata, i cili ka për arsyetim minutat e pakta që i janë vënë në dispozicion tek Real Madrid përgjatë këtij sezoni.

Perez ka paraqitur ofertën e tij, për David De Gea, plot 70 milionë euro, që nga analistët po konsiderohet shifër rekord kjo që ofrohet për një portier./21Media

Back to top button