Në këtë datë publikohet “Tonat” e Ledrit dhe Yllit

Artistët Ledri Vula dhe Yll Limani do të vijnë në bashkëpunim.
Përmes Instagramit, ata zgjodhën një mënyrë ndryshe për t’i bërë të ditura datën dhe orën e lansimit të këngës së re.
“Tonat” është projekti i cili lansohet nesër nga dyshja.
Në orën 18:00, “Tonat” do të mund ta dëgjoni në çdo platformë digjitale.

Ndryshe, kjo verë solli projekte të shumta muzikore nga artistët vendor. Gjatë qershorit e korrikut janë publikuar shumë bashkëpunime e këngë solo.
E fundit nga Ledri është bashkëpunimi me Melinda Ademin “A m’ke dasht”, ndërkaq Ylli erdhi me “Alkool” në bashkëpunim me reperin nga Shqipëria, Noizy./21Media

Back to top button