Në këto rajone të Kosovës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të erës

Për shkak të erërave të forta që kanë përfshirë disa rajone të Kosovës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS).
Në njoftimin e lëshuar thuhet se rajonet më të prekura momentalisht janë Gjakova, Malisheva dhe Peja, ndërkaq, sipas parashikimeve, pritet që mot i lig të mbretërojë edhe në rajonet e tjera të Kosovës.
“Ekipet e KEDS-it janë mobilizuar në terren në mënyrë që dëmet e shkaktuara të evitohen sa më parë dhe konsumatorëve tanë t’u kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, thuhet në njoftim./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?