Në Kllokot prinë Lista Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur t’i publikojë rezultatet e zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Kllokotit.
Në garë për të parin e Kllokotit janë Vladan Bogdanovic i SL-së me 54.30% të votave dhe Strahinja Spasic i GI SNS-së me 45.70% të votave.

Ky është rundi i dytë i zgjedhjeve në nivel vendi, ku nga rundi i parë i zgjedhjeve në balotazh shkuan 21 komuna.
Gjithashtu, në Kllokot 43.62% të qytetarëve kanë shfrytëzuar të drejtën e votës./21Media

Back to top button