Në Kosovë arritën edhe mbi 3 mijë vaksina Pfizer

 

 

Të hënën ka mbërritur në Kosovë një kontingjent me 3.510 vaksina të kompanisë Pfizer.

Lajmin e ka konfirmuar për rtv21.tv Ministria e Shëndetësisë.

Sipas tyre, ky kontingjent është pjesë e asistencës së Bashkimit Evropian për Kosovën në sigurim të vaksinave.

“Divizioni i Komunikimit me Publikun ju konfirmon se Ministria e Shëndetësisë ka pranuar mbrëmë kontigjentin e radhës prej 3510 vaksinave të Pfizer, pjesë e asistencës së BE-së për Kosovën në sigurimin e vaksinave kundër COVID-19”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Kujtojmë se një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar e deri të hënën vaksinën antiCOVID e kanë marrë 46.097 qytetarë./21Media

Back to top button