Kaloni te përmbajtja kryesore

Në Kosovë dy marshe, njëri në mbështetje të Izraelit, tjetri Palestinës

 

Në Kosovë mbahen dy marshe, njëri në mbështetje të Izraelit, tjetri Palestinës

Konflikti izraelit-palestinez ka ndarë në dysh popullin e Kosovës.

Ditë më parë në Prishtinë u organizua një marsh protestues në përkrahje të popullit palestinez. E kjo bëri që të ketë reagime të shumta.

Madje për këtë qëllim sot do të mbahen edhe dy marshe. Njëri pro Izraelit, e tjetri pro Palestinës.

Forumi Rinor i “Naša Inicijativës” ka paralajmëruar marsh solidarizues me popullin palestinez në Prizren. Marshi do të mbahet te Lidhja e Prizrenit, në ora 13:45.

Po ashtu organizohet marsh solidarizues me popullin hebre në Sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, ora 14:00.

Sipas organizatorit, Arlind Imeri, ky marsh është shenjë solidarizimi me popullin hebre.

Kujtojmë se pas disa ditësh luftime, mbrëmë është arritur armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Palestinës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button