“Ne kryetarët vijmë e shkojmë, por Presheva e Gjilani çdoherë e më shumë do të bashkëpunojnë”

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani sot vizitoi komunën e Gjilianit, me ç’rast zhvilloi takim me të parin e komunës, Alban Hysenin.
Sinani theksoi se Presheva dhe Gjilani gjithmonë do të bashkëpunojnë.
E para e Preshevës, përmes Facebook-ut tregoi se cilat ishin tema që u zhvilluan me kryetarin e Gjilanit.
Ne, kryetarët e Komunave, vijmë e shkojmë. Por, Presheva dhe Gjilani çdoherë e më shumë do të bashkëpunojnë. Dinamizimi i bashkëveprimit bilateral Preshevë-Gjilan, përfshirë ai rajonal në trekëndshin Preshevë – Gjilan – Likovë e Kumanovë, sa i përket tërheqjes së IPA fondeve të Bashkimit Evropian, ishin temat e sotme kryesore të takimit tonë . Pata gjithashtu nderin dhe kënaqësinë të marrë bashkërisht pjesë me z.Hyseni, në manifestimin kulturor kombëtar “Flaka e Janarit 2022”, që organizohet prej 31 vitesh, në nderim të heronjve dhe dëshmorëve të kombit, të rënë përgjatë janarëve të acartë të historisë”, shkroi Sinani në Facebook./21Media
May be an image of 7 people, people standing and indoor
May be an image of 4 people, people sitting, people standing and indoor
Mund të jetë një imazh i 4 personave, njerëz në këmbë dhe brenda

Back to top button