Në lokale vetëm me dëshmi të vaksinimit apo testit negativ

Sot në Kosovë hynë në fuqi masat e reja antiCovid-19. Sektorit të gastronomisë në Kosovë  nga sot do t’i lejohet shfrytëzimi i hapësirave të brendshme, por me kusht që klientët të posedojnë dëshmi se janë të vaksinuar, test negativ apo serologjik.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se verifikimi është i lejueshëm edhe përmes formës elektronike, përmes QR kodit, ndërsa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka paralajmëruar se nuk do të ketë tolerancë për bizneset që shkelin masat antiCOVID-19.
Gastronomia deri më sot është lejuar të punojnë vetëm në ambiente të hapura.
Ndër masat që pritet të hyjnë sot në fuqi është, fillimi i mësimit në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi do të mbahet në dy grupe. Aktivitetet sportive mund të kenë prani të shikuesve deri 10 për qind të kapaciteteve në ambientet e brendshme, duke pasur certifikatën e vaksinimit ose një nga tri dëshmitë alternative: testin PCR, serologjik ose testin rapid antigjen.
Sipas vendimit të fundit të Qeverisë institucionet shtetërore dhe institucionet private detyrohen të paraqesin certifikatën e vaksinimit para hyrjes ku operojnë, përfshirë qendrat tregtare, Call center.
Sipas Minstrisë së Shëndetësisë në Kosovë aktualisht janë 4 mijëe 176 raste aktive./21Media 

Back to top button