Në mur gjenden monedha ari të fshehura në shekullin e 7-të
Dyzet e katër monedha ari të pastër që datojnë në shekullin e 7-të janë gjetur të fshehura në një mur në një rezervat natyror në Izraelin verior, thonë arkeologët.
Me peshë rreth 170 g, thesari i gjetur në vendndodhjen e Hermon Stream (Banias) u fsheh gjatë pushtimit mysliman të zonës në vitin 635, vlerësuan ekspertët.
Ata thanë se gjetjet hedhin dritë mbi fundin e Perandorisë Bizantine, shkruan BBC.
Perandoria Bizantine ishte gjysma lindore e Perandorisë Romake, e cila mbijetoi për më shumë se 1000 vjet.
“Ne mund të imagjinojmë pronarin duke fshehur pasurinë e tij në kërcënimin e luftës, duke shpresuar të kthehet një ditë për të marrë pronën e tij”, tha Yoav Lerer, drejtor i gërmimit.
Lerer shtoi se zbulimi “mund të hedhë dritë mbi ekonominë e qytetit të Banias gjatë 40 viteve të fundit të sundimit bizantin”.
Përveç monedhave të arit, gërmimi – në një lagje banimi të qytetit antik – zbuloi gjithashtu mbetje ndërtesash, kanale uji dhe tubacione, monedha bronzi dhe shumë më tepër, thanë autoritetet izraelite.
Dr Gabriela Bijovsky, një eksperte numizmatike (monedhe) në Autoritetin e Antikiteteve të Izraelit, tha se disa nga monedhat ishin të perandorit Fokas (602-610), por shumica ishin të pasuesit të tij Herakliut.
Banias ka një vend të veçantë në traditën e krishterë, duke qenë vendi ku thuhet se Jezusi i tha apostullit Pjetër, “në këtë shkëmb, unë do të ndërtoj kishën time”./21Media