Në nderim të viktimave në Turqi e Siri, Ambasada Amerikane ul në gjysmështizë flamurin

Në nderim të vendimit të Presidentes Vjosa Osmani, që shpalli ditën e sotme ditë zie për viktimat e tërmetit në Turqi, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka njoftuar se ka ulur flamurin në gjysmështizë.
“Në mirënjohje të deklaratës së Presidentes Osmani se sot është ditë zie për viktimat e tërmeteve në Turqi dhe Siri, ne iu bashkuam Qeverisë së Kosovës në uljen e flamurit tonë në gjysmështizë në respekt dhe përkujtim për ata që humbën jetën nga kjo ngjarje tragjike”.
Presidentja Osmani dje e ka shpallë ditën e mërkurë Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës për vitkimat e tërmetit në Turqi./21Media

Back to top button