Në një barnatore të Vitisë, zbulohet bunkeri me barna të Serbisë

Dogana e Kosovës sot ka realizuar një kontroll të detajuar në një barnatore në komunën e Vitisë. Gjatë këtij operacioni, në një hapësirë të fshehtë të tipit bunker brenda objektit, është zbuluar një sasi e konsiderueshme e barnave të kontrabanduara nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Si rezultat i këtij zbulimi, janë iniciuar procedurat kundërvajtëse ndaj subjektit përkatës dhe i gjithë malli i kontrabanduar është sekuestruar.

”Ky veprim synon të mbrojë sigurinë shëndetësore të qytetarëve dhe të parandalojë aktivitetet ilegale që dëmtojnë tregun dhe ekonominë e vendit”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Back to top button