Ambasadorja e SHBA-së në NATO uron Maqedoninë për përpjekjet

Ambasadorja e SHBA-së në NATO uron Maqedoninë për përpjekjet

Shumë shpejt, deri para fillimit të verës flamuri i Maqedonisë së Veriut do të valvitet në Bruksel krah për krah me flamujt e 29 vendeve të tjera anëtare të NATO-s, pralajmëron Ambasadorja e Sheteve të Bashkuara të Amerikës në NATO.

“Pothuajse të gjithë aleatët tanë i ka dhënë dritë jeshile Maqedonisë së Veriut. Një prej shteteve  ka formimin e qeverisë kështu që është çështje procesi andaj mendoj se për shumë shkurt do të mund t’i urojmë mirëseardhje Maqedonisë së Veriut. Ata kanë bërë punë të shkëlqyer me reformat dhe duke u përpjekur për këtë anëtarësim, duke pasur durim dhe më pas duke krijuar lidership për çështjen e  emrit që ishte thelbësor për të nisur këtë proces anëtarësimi andaj jemi shumë të gëzuar që këtë pranverë t’i mirëpresim në tavolinën tonë”, deklaroi ambasadorja Kej Bejli Hatçison.

Duke folur për ndikimet e jashtme që janë kundër anëtarësimit të Maqedonisë së veriut në NATO, ambasadorja Hatçison u shpreh se Aleanca punon fort për t’i parandaluar sulmet hibride ose sajber.

“Gjithashtu më duhet të them se fatkeqësisht ndonjëherë nuk mund t’i parandalojmë por mundemi që të dalim shpejt në media për të njoftuar se diçka që është malinje është duke ardhur dhe se është sulm ndaj drejtave të njeriut ose kundër qeverisë së shtetit”, theksoi Hatçison.

Për këto dhe pyetje të tjera ambasadorja amerikane në NATO u përgjigj në prag të fillimit të Samitit të Ministrave të Mbrojtjes të shteteve anëtare të Aleancës.

Protokollin për aderim të Maqedonisë së Veriut në NATO tashmë e kanë ratifikuar 28 vende anëtare, ndërsa ka mbetur vetëm Spasnja, e cila u vonua për shkak të formimit të qeverisë atje./21Media