Në pritje të krijimit të Qeverisë së re

Apostolova: Politikanët duhet ta dëgjojnë zërin e popullit.-Haradinaj: VV-LDK nuk janë në drejtimin e marrëveshjes

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian, Natalia Apostolova, thotë se vendet e Qunt-it nuk përfshihen në arritjen e marrëveshjes midis Vetëvendosjes dhe LDK-së, pavarësisht se ambasadorët ishin të pranishëm gjatë takimit të liderëve. Apostolova bëri të ditur se  gjatë takimit të mbrëmshëm kanë dëgjuar palët duke mos avokuar për një zgjidhje të veçantë me partitë që po negociojnë arritjen e koalicionit.  Por, tha se është e nevojshme që Kosova të ketë sa më shpejtë Qeverinë e re. Drejtori ekzekutiv i Grupit të Kërkimit të Politikave në Ballkan, Naim Rashiti, thotë se bisedimet duhet të udhëhiqen nga grupet punuese dhe jo nga liderët.(E pergaditi- Burim ZARIQI, kamera- Orhan BYLYKBASH)./21Media

Back to top button