Kaloni te përmbajtja kryesore

Filloi seanca e jashtëzakonshme për dialogun

Do të hidhet në votim rezoluta për dialogun

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës e cila është thirrur për të nxjerrë një rezolutë për dialogun e Kosovës me Serbinë. Në Kuvend janë 61 deputet.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje(VV), kanë deklaruar se nuk do të jenë pjesë e kësaj seance e cila ishte paraparë të mbahej nga ora 14:00.

Kjo seancë e jashtëzakonshme mbahet me kërkesë të 42 deputetëve për miratimin e Projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button