Në pritje të takimit Kurti-Mustafa
Hoti: Kërkojmë marrëveshje balancuese të përgjegjësive
Lidhja Demokratike e Kosovës insiston që sa më parë të arrihet marrëveshja e koalicionit me Vetëvendosjen mbi bazën e ndarjes së posteve të baraspeshuara, duke përfshirë edhe postin e presidentit. Në LDK thonë se i takon Vetëvendosjes t’i siguroj numrat për formimin e institucioneve. Ndërsa, gjatë ditës në Vetëvendosje nuk janë deklaruar për mundësinë e koalicionit me LDK-në. Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, kritikon Vetëvendosjen dhe LDK-së për vonesën e krijimit të Qeverisë. (Përgatiti: Burim Zariqi, kamerë: Lulzim Fana-Berat Bahtiri)./21Media