Në QKUK dhe spitale 175 pacientë po trajtohen nga COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 175 pacientë janë të spitalizuar dhe janë duke u trajtuar nëpër spitale dhe në QKUK.
Sipas SSHKUK-së, 129 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 11 në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 62 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 10 pacientë
Klinika e Pediatrisë,6 pacientë
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 11 pacientë
Spitali i Prizrenit,15 pacientë
Spitali i Pejës, 14 pacientë
Spitali i Gjilanit, 17 pacientë
Spitali i Gjakovës, 18 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë
Spitali i Ferizajt, 14 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient./21Media

Back to top button